Ndërlidhjet

logo-print

Irani miraton në lexim të parë ligjin për marrëveshjen atomike


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti i Iranit i ka dhënë miratimin fillestar ligjit, i cili i lejon Teheranit të zbatojë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.

Kjo marrëveshje, e arritur në muajin korrik, do të frenojë dukshëm aktivitetet bërthamore të Republikës Islamike, në këmbim të heqjes së disa sanksioneve ndërkombëtare.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Iran, IRNA, ka raportuar se ligjvënësit kanë miratuar në lexim të parë ligjin me 139 vota për dhe 100 kundër.

Ligjvënësit e linjës së ashpër dhe mbështetësit e marrëveshjes kanë zhvilluar një debat të nxehtë përpara votimit.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i cili ka udhëhequr ekipin negociator të Iranit, ka thënë se Republika Islamike ka arritur qëllimet e saj.

“Historia do të tregojë se ne i kemi dominuar negociatat”, ka thënë Zarif në seancën e parlamentit.

Ligjvënësi konservator, Alireza Zakani, ka thënë, në anën tjetër, se “negociatorët iranianë nuk kanë arritur të sigurojnë të drejtat e popullit iranian nga ujqërit amerikanë”.

XS
SM
MD
LG