Ndërlidhjet

Bjellorusi: Lukashenko president për të pestën herë


 Alyaksandr Lukashenka.
Alyaksandr Lukashenka.

Zyrtarë zgjedhorë në Bjellorusi kanë thënë se presidenti Alyaksandr Lukashenka është rizgjedhur për herë të pestë si president i vendit, me 83.45% të votave.

Tatsyana Karatkevich, kandidatja e lëvizjes opozitare “Trego të Vërtetën” ka fituar 4.42% të votave.

Dalja e përgjithshme në zgjedhje ka qenë 86.7%. Presidenti Lukashenko ka thënë ditën e zgjedhjeve, më 11 tetor, se do të ishte sinjal i keq nëse do të fitonte më pak vota se në zgjedhjet e vitit 2010.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, rreth 200 aktivistë kanë protestuar në Minsk, me pankarta të cilat mbanin mbishkrime “diktator”.

Lukashenko ka udhëhequr me ish republikën Sovjetike, për 21 vjet.

XS
SM
MD
LG