Ndërlidhjet

Veseli kërkon mbështetjen e Kroacisë për integrimin evropian


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot, ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë, Sinisha Varga.

Në takim, Veseli dhe Varga kanë diskutuar për bashkëpunimin Kosovë-Kroaci, nevojën e thellimit të bashkëpunimit rajonal si dhe sfidat e hartimit të legjislacionit në procesin e euro-integrimeve, thuhet në njoftim të lëshuar nga Kuvendi.

“Kryekuvendari Veseli pasi foli për sfidat me të cilat përballet legjislativi i vendit, theksoi se ligjet, në veçanti ato të shëndetësisë, duhet të gjejnë zbatim me përpikëri sepse përbëjnë interes të veçantë në favor të mirëqenies së qytetarëve.”

Ministri Varga ka theksuar se “Kroacia mund të japë kontribut të theksuar në shëndetësi, për legjislacionin që i përket shëndetësisë por edhe në përafrimin e legjislacionit ekzistues dhe atij që duhet hartuar drejt finalizimit të procesit integrues.”

Kryetari Veseli mirëpriti propozimin e Ministrit Varga që bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë të thellohet, nëpërmjet komisionit parlamentar për shëndetësi, përfundon komunikata.

XS
SM
MD
LG