Ndërlidhjet

Turqia kritikon SHBA-në për armatosje të kurdëve


Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se ndihmat me armë për forcat kurde siriane mund të bien në duart e rebelëve kurdë të Turqisë.

Davutoglu ka thënë se ka rrezik që armët e tilla të bien në duart e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe të përdoren kundër Turqisë.

Një zyrtar kurd ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë siguruar 120 tonelata armë dhe municion për milicinë kurde në Siri që lufton të ashtuquajturin Shtet Islamik.

SHBA nuk ka konfirmuar dorëzimin e armëve te kurdët sirianë, javën e kaluar.

“Turqia nuk mund të pranojë asnjë lloj bashkëpunimi me organizatat terroriste që kanë shpallur luftë kundër Turqisë”, ka thënë Davutoglu.

XS
SM
MD
LG