Ndërlidhjet

Lavrov: Vetëm Siria ka kërkuar mbështetje ushtarake


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se asnjë vend, përveç Sirisë, nuk ka kërkuar nga Moska mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake.

Lavrov ka thënë se Rusia është duke monitoruar nga afër situatën në Irak dhe Afganistan, porse vetëm Siria ka kërkuar përkrahje direkte.

Duke folur në Moskë, Lavrov ka thënë se për kërkesat e tilla, nëse bëhen, do të vendosë presidenti Vladimir Putin.

Lavrov po ashtu ka thënë se SHBA-ja ka refuzuar të dërgojë në Moskë një delegacion të nivelit të lartë ushtarak, për të diskutuar koordinimin e luftimeve në Siri, ashtu siç ka propozuar Moska.

Ai ka thënë se propozimi është bërë nga Putini gjatë vizitës së tij në Nju Jork, në fund të shtatorit.

Lavrov ka thënë se ideja ka përfshirë edhe dërgimin e një delegacioni rus, të udhëhequr nga kryeministri Dmitry Medvedev, në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG