Ndërlidhjet

Policia demanton deklaratën e deputetit Konjufca


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka thënë se Policia “ka bërë planifikimet e nevojshme policore, duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”

Sipas Policisë shkrimet e publikuara sot në disa portale, që i referohen deklarimeve të shefit të grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje se “kinse Policia e Kosovës i ka ndihmuar në futjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të RKS-së, nuk qëndrojnë dhe nuk janë të vërteta. “

“Deklarata e z.Konjufca është tendencioze për të diskredituar profesionalizmin e Policisë së Kosovës dhe në asnjë rrethanë mjeti i dyshuar nuk është futur në seancë me ndihmën e Policisë së Kosovës, ashtu siç është deklaruar.”

Policia e Kosovës ka thënë se ka kryer kontrollon ndaj të gjithë personaliteteve që kanë hyrë sot në Kuvend, para fillimit të seancës por “nuk është hasur në asnjë element apo mjet të dyshuar.”

“Ekziston mundësia e posedimit dhe përdorimit të këtij gazi lotsjellës, nga mbledhja e mbeturinave plastike të mbetura nga gazi lotsjellës i përdorur më parë nga Policia e Kosovës, por që mbeten të verifikohen të gjitha nga njësitet relevante policore, sepse mjeti plastik mund të mos jetë detektuar.”

“Policia e Kosovës pas përfundimit të seancës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar,” përfundon komunikata e Policisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG