Ndërlidhjet

Përkrahet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës


Pamje nga takimi
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim kryetarin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Më takimi,kryeministri Mustafa e ka informuar kryetarin Buquicchio, për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, sundim të rendit dhe ligjit dhe avancimin e proceseve tjera integruese euroatlantike, thuhet në njoftim të zyrës së kryeministrit.

“Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu rëndësinë që ka për Kosovën anëtarësimi në Komisionin e Venecias dhe angazhimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare e rajonale.”

Në anën tjetër kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka vlerësuar progresin “që po arrihet në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e Komisionit të Venecias për proceset në Kosovë.”

“Ai po ashtu shprehu përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.”

XS
SM
MD
LG