Ndërlidhjet

OKB: Me mijëra të zhvendosur nga Aleppo


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Më shumë se 35 mijë njerëz janë zhvendosur nga qyteti Aleppo i Sirisë, që kur forcat qeveritare, të përforcuara nga sulmet ajrore ruse, kanë filluar ofensivat gjatë javës së kaluar, ka thënë OKB-ja.

Të zhvendosurit, shumica nga zonat periferike të Aleppo-s, kanë qenë duke jetuar me familje tjera, në lindje të vendit, ka thënë Vanessa Huguenin, zëdhënëse e Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Ata kanë nevojë më mënyrë urgjente për ushqim dhe strehim, ka thënë ajo.

Ushtria ka marrë nën kontroll disa fshatra të Aleppo-s, që nga fillimi i ofensivës, më 17 tetor.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar për sulme të reja ruse në këtë zonë.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka thënë se Rusia, ka sulmuar 49 caqe në Damask, Latakia dhe Hama.

Katër milionë sirianë kanë migruar në vende tjera, përderisa shtatë milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, që nga fillimi i konfliktit, raporton OKB-ja.

Më shumë se 250 mijë persona janë vrarë gjatë konfliktit.

XS
SM
MD
LG