Ndërlidhjet

Organizatat mediatike kritikojnë situatën në Turqi


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësuesit e vëzhguesve ndërkombëtarë të mediave kanë thënë se liria e medias është përkeqësuar ndjeshëm në Turqi.

Tetë organizata mediatike, që kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në Turqi, kanë thënë se situata atje është një “emergjencë për gazetarët”.

Grupi përfshin Institutin Ndërkombëtar Press dhe Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Grupi përmend disa raste, në të cilat prokurorët kanë akuzuar gazetarët me ligje kundër terrorizmit dhe ligje kundër fyerjes së presidentit.

“Kemi vendosur të bëjmë një vizitë në Turqi në këtë kohë, për shkak të shqetësimeve ekstreme”, ka thënë në Stamboll drejtori i avokimit i Institutit Press, Steven Ellis.

Turqia mban zgjedhjet parlamentare më 1 nëntor.

XS
SM
MD
LG