Ndërlidhjet

SHBA kritikon Rusinë për mikpritjen e Assadit


Assad dhe Putin
Assad dhe Putin

Shtëpia e Bardhë ka dënuar fuqishëm vizitën e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në Moskë.

Zëdhënësi Eric Schultz ka kritikuar po ashtu Rusinë për mikpritjen e Assadit me “qilim të kuq”.

“Ne e shohim qilimin e kuq për Assadin, i cili ka përdorur armë kimike kundër popullit të tij, në kundërshtim me qëllimin e deklaruar nga rusët për një tranzicion politik në Siri”, ka thënë Schultz.

Vizita e liderit sirian, të martën në Moskë, është zhvilluar tri javë pasi Rusia ka nisur sulmet ajrore në Siri kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe forcave të tjera.

Kjo ka qenë vizita e parë e Assadit jashtë vendit prejse ka nisur lufta në Siri në vitin 2011.

Sot, një grup i ligjvënësve rusë do të takojnë Assadin dhe kreun e Parlamentit sirian në Damask.

XS
SM
MD
LG