Ndërlidhjet

Kerry takon Netanyahun në Berlin


John Kerry në Berlin.

John Kerry në Berlin.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Berlin, ku do të bisedojë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për përshkallëzimin e dhunës në Lindjen e Mesme.

Kerry, i cili do të takojë edhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, më 24 tetor në Jordani, kërkon të qartësojë statusin e një lokacioni të shenjtë në Jerusalemin Lindor, i cili është bërë shkak i tensioneve të fundit midis izraelitëve dhe paletinezëve.

Lokacioni në fjalë është i njohur për hebrenjtë si Mali i Tempullit apo vend i shenjtë në judaizëm.

Për palestinezët, aty është xhamia Al-Asqa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Palestinezët akuzojnë Izraelin se bën përpjekje të ndryshojë status quo-në e lokacionit, që i lejon hebrenjtë të vizitojnë por jo të luten.

Netanyahu i hedh poshtë akuzat.

Së paku 47 palestinezë janë vrarë, ashtu si edhe tetë izraelitë nga vala e dhunës.

XS
SM
MD
LG