Partia Komuniste në Kinë e ka ndaluar 88 milionë anëtarëve të saj, anëtarësimin në klubet e sportit të golfit.
Kjo masë vjen pas një sërë masash tjera që Partia Komuniste është duke i ndërmarrë në luftë kundër korrupsionit.
Darkat ekstravagante dhe keqpërdorimi i pushtetit janë gjithashtu të ndaluara me ligj ka raportuar agjencia e lajmeve Xinhua.
Partia ka paralajmëruar në vazhdimësi zyrtarët e saj që të mos keqpërdorin paranë publike.
Kina është duke zhvilluar një politikë të ashpër anti-korrupsion që nga viti 2012.