Ndërlidhjet

Mustafa: Rritja e pensioneve nga 1 janari 2016


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Shaban Kajtazi.

Në një noftim për media bëhet e ditur se kryeministri Mustafa ka bëtrë të ditur seQeveria e Kosovës “ka siguruar 23 milionë euro shtesë për pensionet, me të cilat prej 1 janarit të vitit 2016, do të bëhet rritja e pensioneve për pensionistët kontributdhënës në Republikën e Kosovës.”

“Pas një pune intensive që është bërë nga Qeveria dhe ministritë përkatëse, menaxhimit të mirë të mjeteve financiare, si dhe rritjes së përkushtimit për avancimin e politikave që i prekin këto kategori, është arritur që të sigurohen këto mjete, me të cilat do të bëhet rritja e pensioneve përkatëse”, theksoi kryeministri Isa Mustafa, duke bërë të ditur se në këtë drejtim janë bërë edhe konsultat e nevojshme me FMN-në.

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, në emër të pensionistëve të Kosovës, e ka falënderuar kryeministrin Isa Mustafa “për këtë lajm shumë pozitiv për sigurimin e mjeteve nga ana e Qeverisë për rritjen e pensioneve, por edhe për angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve të tjera për pensionistët,” përfundon komunikata.

XS
SM
MD
LG