Ndërlidhjet

Kriza me migrantë, Sllovenia kërkon ndihmë nga BE-ja


Slloveni

Slloveni

Sllovenia ka kërkuar nga Bashkimi Evropian oficerë të policisë dhe pajisje shtesë për trajtuar fluksin e migrantëve që hyjnë në territorin e saj nga Kroacia.

Kryeministri slloven, Miro Cerar, nuk e ka përjashtuar ndërtimin e një gardhi përgjatë kufirit 670-kilometërsh me Kroacinë.

Hungaria ka ngritur gardhe me tela në kufijtë me Kroacinë dhe Serbinë.

Afro 50,000 migrantë kanë hyrë në Slloveni qysh të shtunën e kaluar.

Komisioni i Bashkimit Evropian ka thënë se është duke u përgatitur për të dërguar staf mbështetës në Slloveni.

Shumica e migrantëve, që përfshirjnë shumë refugjatë nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan, duan të arrijnë në Gjermani për të kërkuar azil.

XS
SM
MD
LG