Ndërlidhjet

Siri: Janë vrarë dy luftëtarë iranianë


Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë së Sirisë që mbështeten nga luftëtarët iranianë
Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë së Sirisë që mbështeten nga luftëtarët iranianë

Mediat iraniane raportojnë se dy pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit janë vrarë në Siri.

Ky informacion i sotëm u publikua vetëm një ditë pasi autoritetet e Iranit konfirmuan se dy pjesëtarë të tjerë të kësaj garde ishin vrarë në Siri.

Agjencia e lajmeve Fars raportoi se dy luftëtarët ishin vrarë në qyrtetin verior Alepo në Siri, dje dhe sot, duke luftuar kundër militantlëve të Shtetit Islamik.

Irani është aleati kryesor rajonal i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe ka ndihmuar me mbështetje ushtarake dhe ekonomike, gjatë luftës civile katërvjeçare në Siri.

XS
SM
MD
LG