Ndërlidhjet

SHBA: Policia lokale afgane e furnizuar dobët


Pjesëtarë të njësiteve të Policisë Lokale Afgane
Pjesëtarë të njësiteve të Policisë Lokale Afgane

Hetuesit amerikanë thonë se Policia Lokale Afgane (PLA) është e furnizuar dobët, dhe rrjedhimisht, kjo e dëmton aftësinë e saj për plotësimin e misionit të vet.

Njësitet e policisë lokale i punësojnë afro 28 mijë vetë dhe ishte formuar në vitin 2010, për ta shtuar sigurinë duke i stërvitur afganët lokalë për t’i mbrojtur komunitetet e tyre kundër militantëve.

Inspektori i Përgjithshëm Special i Shteteve të Bashkuara për Rikonstruktimin e Afganistanit (SIGAR), në një raport auditi të publikuar sot, tha se sistemi logjistik, që e mbështet policinë lokale është joadekuat, ndërsa furnizimet “shpeshherë devijojnë, vonohen, janë me cilësi të dobët ose vidhen me shumicë”.

Në raport theksohet se ushtria e Shteteve të Bashkuara ka shpenzuar afro 470 milionë dollarë në mbështetje të njësiteve lokale policore dhe pret që deri në vitin 2018, do të shpenzohen edhe 420 milionë dollarë për mbështetjen e programit.

XS
SM
MD
LG