Ndërlidhjet

Jahjaga përshëndet nënshkrimin e MSA-së


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Përmes kësaj marrëveshje, Kosova sot nisë rrugëtimin e saj të pakthyeshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në familjen e shteteve që ndajnë vlerat e lirisë, demokracisë, barazisë dhe sundimit të ligjit,” thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e presidentës.

Presidentja Jahjaga pasi ka uruar qytetarët e Kosovës ka thënë se “ Ky përparim është rezultat i reformave të përmbushura dhe konsensusit të gjerë shoqëror dhe politik që gëzon agjenda evropiane në Kosovë. “

Ajo e ka cilësuar këtë si “ditë historike për Kosovën.”

“Nga sot, Kosova vendos marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, marrëdhënie kjo me të drejta dhe detyrime të ndërsjella. Kjo marrëveshje do të ndihmojë në zbatimin e reformave në shumë sektorë, si dhe do thellojë dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Përfitimet e Kosovës janë të shumta, sidomos në nxitjen e investimeve të jashtme dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.”

XS
SM
MD
LG