Ndërlidhjet

Gjermani: Shqyrtohet dërgimi i policëve në Slloveni


Pjesëtarë të policisë së Gjermanisë
Pjesëtarë të policisë së Gjermanisë

Gjermania po e shqyrton mundësinë e dërgimit të oficerëve policorë në Slloveni, pas vendimit të fundit të samitit të liderëve evropianë të mbajtur të dielën, për vendosjen e 400 kufitarëve në këtë vend, derisaballafaqohet me fluksin e migrantëve.

Ministria e brendshme gjermane tha se forca policore, që e ka përgjegjësi ruajtjen e kufijve, po e shqyrton pjesëmarrjen e mundshme në këtë mision në Slloveni.

Nuk është thënë se sa policë do të mund të vendoseshin, por theksohet se policia federale tashmë është e zënë me kontrollet kufitare në Gjermani dhe i ka përkujtuar përkushtimet ekzistuese për dërgimin e 50 oficerëve të tjerë për ta ndihmuar agjencinë kufitare të BE-së, Frontex, në Greqi.

Policia federale gjermane ndihmon në sigurimin e ambasadave të Gjermanisë në botë dhe për një kohë të gjatë ka marrë pjesë në misionet ndërkombëtare në vendet, siç janë Kosova dhe Afganistani.

XS
SM
MD
LG