Ndërlidhjet

7 kandidatë për president të FIFA-s


Ilustrim
Ilustrim

Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të Federatës Botërore të Futbollit – FIFA, më 26 shkurt.

Kandidatët janë: Princi Ali bin al-Hussein, Musa Bility, Jerome Champagne, Gianni Infantino, Michel Platini, Sheiku Salman bin Ebrahim al-Khalifa dhe Tokyo Sexwale.

Tre nga kandidatët janë nga Evropa, dy nga Afrika dhe dy nga Azia.

Fituesi do të pasojë Sepp Blatterin, i cili është suspenduar nga aktivitetet e futbollit pasi ëshë nën hetime penale.

Blatter ka thënë se do të japë dorëheqje në muajin qershor, si pasojë e një skandali me korrupsion që ka goditur Federatën Botërore të Futbollit.

XS
SM
MD
LG