Ndërlidhjet

Rusi: Një muaj nga fillimi i sulmeve ajrore në Siri


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se gjatë sulmeve ajrore ka shkatërruar më shumë se 1600 caqe të militantëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) për një muaj, qw kur ka filluar fushatën ajrore në Siri, raporton Reuetrs.

Andrei Kartapolov, gjeneral i ushtrisë ruse ka thënë se nga 1391 sulme ajrore sa ka kryer Rusia, për këtë një muaj në Siri, ka shkatërruar mbi 1600 caqe, përshirë këtu edhe 249 pika kontrolli dhe 51 kampe trajnimi.

Më 30 shtator, Rusia kishe filluar befasishëm sulmet ajrore në Siri. Derisa kjo e fundit thotë se këto sulme i ka kundër militantëve të grupit ekstremist IS-it, Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore e kanë akuzuar Rusinë, se ajo po sulmon grupet e kryengritësve.

Rusia njihet si aleat i presidenti sirian Bashar al Assad.

XS
SM
MD
LG