Ndërlidhjet

logo-print

Partia e Aliyevit fiton zgjedhjet në Azerbajxhan


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Partia e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se ka shënuar fitore dërrmuese në zgjedhjet e së dielës.

Votimi është bojkotuar nga partitë opozitare, të cilat akuzojnë qeverinë e Aliyevit për burgosjen e gati të gjithë kundërshtarëve të saj.

Ka qenë e pritur që Partia Azerbajxhani i Ri të ruajë dominimin, edhe pse disa kandidatë individualë opozitarë kanë garuar për ulëse në Parlamentin prej 125 vendesh.

Rreth 5 milionë azerbajxhanas kanë pasur të drejtë vote.

Për herë të parë në më shumë se dy dekada, vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk i kanë monitoruar zgjedhjet, për shkak të, siç është thënë, kufizimeve nga qeveria.

Në dy vjetët e fundit, autoritetet e Azerbajxhanit kanë burgosur pothuajse të gjithë zërat kritikë, në mesin e tyre gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe mbështetës të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG