Ndërlidhjet

Çollaku vazhdon të marr mbështetje edhe për procesin e liberalizimit të vizave


Ministri Bekim Çollaku.

Ministri Bekim Çollaku.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takime të ndara ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki si dhe ambasadorin e Danimarkës në Tiranë, jo rezident për Kosovën, Mads Sandau-Jensen.

“Duke rikonfirmuar mbështetjen për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të dy ambasadorët kanë përgëzuar ministrin Çollaku për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), në mes të Kosovës dhe BE-sësi dhe kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar Kosovën në përmbushjen e reformave që dalin nga kjo marrëveshje,” thuhet në komunikatë, të lëshuar nga ministria.

Ministri Çollaku, ka nënvizuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim dhe se me të drejtë pritet që deri në fund të këtij viti të merret rekomandimi pozitiv.

“Gjatë këtyre takimeve po ashtu ministri i ka informuar palët për hapat që po ndërmerren në kuadër të përgatitjeve për zbatim të MSA-së. Ai ka shpjeguar se është duke u përgatitur Programi kombëtar për zbatimin e MSA-së”, vazhdon komunikata.

XS
SM
MD
LG