Ndërlidhjet

Gërxhaliu: Liberalizimi kusht për implementimin e suksesshëm të MSA-së


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) në mes të Kosovës dhe Unionit Evropian paraqet një të arritur të madhe për vendin ”por kusht për realizimin e saj të suksesshme është para se gjithash liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës,” konsideron kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu.

Përmes një komunikate për media kreu i Odës Ekonomike ka theksuar se me nënshkrimin e MSA-së, Kosovës dhe “posaçërisht biznesit të vendit i hapet dyert për pjesëmarrje aktive në tregun prej 500 milion banorësh dhe do ti rris marrëdhëniet tregtare në mes të Kosovës dhe vendeve të BE-së.”

“Të gjitha këto përparësi që i sjell MSA do të jetë vështirë të realizohen nëse në një afat sa më të shkurtër kohor nuk do të ndodh liberalizimi i vizave, sepse vetëm me lirinë e lëvizjes nëpër vendet e Unionit Evropian mund të realizohen të gjitha përparësitë që i ka fituar Kosova me MSA,” përfundon komunikatat e lëshuar nga OEK-u.

XS
SM
MD
LG