Ndërlidhjet

Kremlini i cilëson si “spekulime” pohimet rreth aeroplanit në Egjipt


Dmitri Peskov.
Dmitri Peskov.

Rusia ka hedhur poshtë çdo pretendim jozyrtare mbi shkaktarin e rrëzimit të avionit në të cilin humbën jetën 224 pasagjerë në Egjipt.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha më 5 nëntor se vetëm hetimet zyrtare mund të përcaktojë se çfarë ka ndodhur me aeroplanin A321-200 , i cili është rrëzuar mbi Gadishullin e Sinait, më 31 tetor, duke vrarë 224 persona, shumica prej tyre rusë.

Edhe kryeministri Dimitri Medvedev ka thënë se është tepër herët për të nxjerrë përfundimet në lidhje me shkaqet e aksidentit, por ka urdhëruar masa shtesë të sigurisë.

Komentet erdhën pasi Sekretari i Jashtëm britanik Philip Hammond ka deklaruar se kjo është një "mundësi e madhe" rrëzimi i aeroplanit është shkaktuar, nga një bombë brenda saj.

SHBA dhe burimet e sigurisë evropiane janë cituar të ketë thënë, se provat sugjerojnë se bomba ishte vendosur nga dega e të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS), që vepron si e pavarur në Sinai.

XS
SM
MD
LG