Ndërlidhjet

Lituania dënon një person për spiunazh


Romualdas Lipskis.
Romualdas Lipskis.

Një gjykatë në Lituani ka burgosur një ish-punonjës të shërbimit të kontrollit të trafikut ajror të vendit, pasi e ka shpallur atë fajtor për spiunazh për Bjellorusinë

Gjykata e qarkut Vilnius, ka dënuar Romualdas Lipskis me tre vjet e tre muaj burg duke thënë se 57-vjeçari kishte dhënë informacion mbi ushtrinë e Lituanisë dhe kompanitë strategjike të rëndësishme për shërbimin e inteligjencës, së Bjellorusisë.

Gjykatësi Audrius Cininas tha se dënimi ishte "afër minimumit", sepse dokumentet e ofruara nuk kanë praktikisht ”asnjë vlerë përshërbimet e inteligjencës."

I dënuari Lipskij ka thënë se do të apelojë vendimin e gjykatës.

Bjellorusia vitin e kaluar kishte burgos dy bjellorusë me 8 dhe10 vjet me akuzë spiunazhi për Lituaninë, e cila është anëtare e BE dhe NATO.

XS
SM
MD
LG