Ndërlidhjet

Mustafa: Kultura dhe turizmi pjesë e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Yalçin Topçu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në një komunikatë për media të qeverisë thuhet se kryeministri Mustafa, foli për progresin që po arrihet në Kosovë dhe përkushtimin maksimal të Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik.

“Zhvillimi i kulturës dhe turizmit, janë pjesë e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, ku ne jemi të fokusuar për zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe për fuqizimin e këtyre dy segmenteve të rëndësishme për shoqërinë kosovare”, u shpreh kryeministri.

Në anën tjetër Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, Yalçin Topçu,ka falënderuar kryeministrin Mustafa për pritjen, “duke vlerësuar progresin në Kosovë.”

Ministri Topçu, “po ashtu, shprehu përkushtimin e Turqisë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe përkrahjen e gjithanshme të Turqisë për Kosovën.”

XS
SM
MD
LG