Ndërlidhjet

BE: Tre milionë migrantë pritet të arrijnë në Evropë deri më 2017


Foto arkivi.
Foto arkivi.


Komisioni Evropian thotë se 3 milionë migrantë pritet të mbërrijnë në Evropë në mes të viteve 2015 dhe 2017.

Krahu ekzekutiv i BE-së ka thënë se fluksi i migrantëve do të rrisë popullsinë e BE-së për 0.4 për qind, në momentin kur do të shqyrtohen edhe aplikacionet e pasuksesshme për azil.

Ndërkohë, agjencia për refugjatë në Kombet e Bashkuara, UNHCR, tha se ka shumë të ngjarë se vala e migrantëve do të vazhdojë në Evropë, edhe gjatë stinës së dimrit.

Rreth 760,000 njerëz kanë kaluar tashmë Mesdheun këtë vit, pasi kanë ikur nga konfliktet në Siri, Afganistan, Irak dhe Afrikë.

Shumë prej tyre janë drejtuar për në Gjermani, duke shpresuar për të marrë azil atje.

XS
SM
MD
LG