Ndërlidhjet

Sot votohet për Kosovën në UNESCO


Kosova në UNESCO.

Kosova në UNESCO.

Sot në Konferencën e përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), do të votohet për pranimin, ose jo, të Kosovës në këtë organizatë të OKB-ës.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë vazhduar për lobimin e Kosovës, për antarësim në UNESCO.

Petrit Selimi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, i cili po qëndron në Paris, ku edhe po mbahet Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosovën, të hënë, e pret një sfidë, me gjasa reale mjaft pozitive.

Në anën tjetër, zyrtarët serbë kanë kërkuar që çështja e pranimit të Kosovës në UNESCO të shtyhet deri në vitin 2017 dhe që kjo çështje të diskutohet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dialogun në Bruksel.

Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s,do t’i zhvillojë punimet deri me 18 nëntor, ndërkaq sot 195 vende anëtare të kësaj organizate, do të votojnë nëse Kosova do të bëhet pjesë e UNESCO-s.

XS
SM
MD
LG