Ndërlidhjet

Aeroplani rus është rrëzuar nga një bombë


Pamjet e aeroplanit, te regjistruara në Moskë, gjatë aterrimit, më 20 tetor.

Pamjet e aeroplanit, te regjistruara në Moskë, gjatë aterrimit, më 20 tetor.

Aeroplani rus, i rrëzuar ditë më parë në gadishullin Sinai, në Egjipt, ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga një bombë.

Kështu ka deklaruar një zyrtar egjiptian, i cili po merret me hetimin, e rrëzimit të këtij aeroplani.

Në aeroplanin A321, i cili u rrëzua pas ngritjes, nga vendpushimin turistik Sharm el-Sheikh, më 31 tetor, kanë humbur jetën 224 pasagjerë dhe ekuipazhi.

Militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik, që luftojnë kundër forcave të sigurisë egjiptiane në Sinai, që në fillim e patën marrë përgjegjësinë, për rrëzimin e aeroplanit.

"Indikacionet dhe analizat e deritanishme në kutinë e zezë tregojnë se ishte një bombë", ka thënë zyrtari egjiptian, anëtar i grupit hetimor.

"Ne jemi 90 për qind të sigurt se ishte një bombë."

Komentet e tij për agjencinë e lajmeve Reuters, vijnë një ditë pasi hetuesi kryesor egjiptian, ka thënë se aeroplani ishte shkatërruar në ajër, përderisa ai ka konfirmuar se një zhurmë është regjistruar në sekondën e fundit, në kutinë e zezë.

Ai nuk pranoi, megjithatë, të komentojë se çfarë e ka shkaktuar këtë aksident, duke thënë se hetuesit janë ende duke mbledhur informata.

Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë cituar raporte të inteligjencës, të cilat tregojnë se fluturimi nga qyteti turistik, Sharm el-Sheikh PëR në Shën Petersburg, ishte rrëzuar nga një bombë në bord.

XS
SM
MD
LG