Ndërlidhjet

Agjencia kundër dopingut kërkon suspendimin e atletëve rusë


Ilustrim
Ilustrim

Një komision i Agjencisë Botërore Antidoping (WADA) thotë se atletët rusë duhet të pezullohen nga të gjitha garat ndërkombëtare, ndërsa pesë prej tyre do të duhej të suspendoheshin për jetë, për shkak të dopingut.

Dick Pound, shef i komisionit të pavarur të organizatës WADA, që i heton rastet e dopingut në shtigjet e atletikës dhe terrene sportive, tha sot në Gjenevë se duket se Rusia ka program të dopingut “të mbështetur nga shteti” dhe theksoi se nuk ekziston “tjetër konkludim i mundshëm”.

Sipas tij, është e pamundshme që ministri i sportit në Rusi, Vitaly Mutko, “nuk ishte i vetëdijshëm” se dopingu ishte kryer nga atletët e Rusisë dhe se edhe Shërbimi Federal i Sigurisë ishte i involvuar.

Ky komision e ka këshilluar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar që të gjithë atletëve të Rusisë tu ndalohet pjesëmarrja në garat e Asociacionit Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës, që do të përfshinte dhe Lojërat Olimpike Verore të ardhshme në Rio-De-Zhanejro të Brazilit.

XS
SM
MD
LG