Ndërlidhjet

logo-print

IAAF: Shqyrtohen sanksionet kundër atletëve rusë për doping


Ilustrim

Ilustrim

Asociacioni Ndërkombëtar i Federatave të Atletikës (IAAF) thotë se do t’i shqyrtoj sanksionet kundër Rusisë, për fshirë suspendimin e atletëve të saj nga të gjitha garat ndërkombëtare atletike në shtigje dhe në fusha për shkak të praktikave të përhapura të dopingut.

Presidenti i IAAF-së, Sebastian Coe, tha sot se raporti i një komisionit të Agjencisë Borërore Antidoping (WADA) është “alarmant”.

Në këtë raport rekomandohet që IAAF t’i suspendoj të gjithë atletët rusë nga pjesëmarrja në gara, pastaj të suspendohen për gjithë jetën pesë atletë rusë për përdorim të dopingut dhe të pezullohet Agjencia antidoping e Rusisë.

Dick Pound, shef i komisionit të pavarur të organizatës WADA, që i heton rastet e dopingut në shtigjet dhe terrenet e atletikës, tha sot në Gjenevë se duket se Rusia ka program të dopingut “të mbështetur nga shteti” dhe theksoi se nuk ekziston “tjetër konkludim i mundshëm”.

Sipas tij, është e pamundshme që ministri i sportit në Rusi, Vitaly Mutko, “nuk ishte i vetëdijshëm” se dopingu ishte kryer nga atletët e Rusisë dhe se edhe Shërbimi Federal i Sigurisë ishte i involvuar.

Presidenti i Federatës së Atletikës së Rusisë, Vadim Zelichenok, tha se kjo federatë do ta mbrojë vetveten nga këto akuza.

XS
SM
MD
LG