Ndërlidhjet

Atletëve rusë mund t’iu tërhiqen medaljet


Ilustrim
Ilustrim

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka paralajmëruar se mund t’iu marrë medaljet atletëve rusë, të cilët gjenden fajtorë për doping.

Komiteti ka thënë se garuesut, trajnerët ose zyrtarët, që janë përmendur në raportin e Agjencisë Botërore kundër Dopingut dhe që vërtetohet se kanë shkelur rregullat, duhet të ndëshkohen dhe të zhvishen nga çdo medalje.

Raporti i Agjencisë Botërore kundër Dopingut ka gjetur se atletët rusë kanë përdorur substanca të ndaluara, por të sponosrizuara nga shteti, për të përmirësuar performancën e tyre.

Raporti po ashtu ka nxjerrë në pah shkatërrimin e provave në laboratoret ruse, ryshfete dhe mashtrime.

Kremlini i ka cilësuar si të pabaza akuzat.

XS
SM
MD
LG