Ndërlidhjet

Kandidatët republikanë zhvillojnë debat televiziv


Foto arkivi
Foto arkivi

Tetë kandidatët republikanë për president të Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar të martën një debat televiziv.

Migracioni, ekonomia dhe pozita e Shteteve të Bashkuara në botë kanë qenë tema kryesore.

Mospajtimet më të mëdha kanë pasur të bëjnë me migrantët pa dokumente në SHBA.

Kandidati Donald Trump ka propozuar dëbimin e 11 milionë migrantëve të tillë.

Ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush, ka thënë se dëbimi do të ndante familjet në gjysmë.

Kandidatët kanë qenë të ndarë edhe për rolin e SHBA-së në Lindjen e Mesme, sidomos në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në nëntor të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG