Ndërlidhjet

Protesta në Kabul, “Vdekje talibanëve”


Kabul
Kabul

Mijëra afganë kanë marshuar sot në Kabul për vrasjen e shtatë pjesëtarëve të pakicës Hazara.

Protestuesit, shumica nga ky komunitet, kanë bërë thirrje për një qeveri të re, që mund të ofrojë siguri në vend.

Ata kanë mbajtur në duar fotografi të viktimave dhe kanë thirrur “Vdekje talibanëve”.

Protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit afgan, Ashraf Ghani, dhe të shefit ekzekutiv, Abdullah Abdullah.

Katër burra, dy gra dhe një fëmijë janë gjetur me koka të prera, më 7 nëntor në provincën Zabul.

Ata janë rrëmbyer në provincën Ghazni rreth gjashtë muaj më parë.

Agjencia e inteligjencës e Afganistanit ka hedhur poshtë pretendimet e talibanëve se militantët e Shtetit Islamik kanë kryer vrasjet.

XS
SM
MD
LG