Ndërlidhjet

logo-print

Mbyten edhe 18 migrantë në brigjet turke


Pamje e migrantëve që po arrijnë në ishullin Lesbos.

Pamje e migrantëve që po arrijnë në ishullin Lesbos.

Tetëmbëdhjetë migrantë, në mesin e tyre të paktën shtatë fëmijë, janë mbytur sot, kur anijet, në të cilat po lundronin ata, janë fundosur në brigjet e detit Egje në Turqi.

Në incidentin vdekjeprurëse, rojet bregdetare kanë thënë se kanë gjetur, trupat e 14 njerëzve në një varkë prej druri, e cila ishte drejtuar nga provinca perëndimore e Çanakalasë, në ishullin grek Lesbos.

Ndërsa në një anije tjetër janë zhdukur katër persona, kur anija e tyre u mbyt në brigjet e Izmirit, tha roje bregdetare.

"A duhet të ketë një tjetër Aylan Kurd për t’i thënë botës që të zgjohet? Njerëzimi është vetëm duke shikuar," ka thënë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Ai po i referohej migrantit tre-vjeçar, sirian Aylan Kurdi, trupi i të cilit u fotografua i vdekur në bregdetin turk.

Turqia, e cila po pret 2.2 milion refugjatë nga konflikti në Sirinë fqinje, është bërë pika kryesore për transit, për të gjithë ata që po ikin nga lufta dhe mjerim, për një jetë më të mirë në Evropë.

XS
SM
MD
LG