Ndërlidhjet

Më shumë se 30 të dyshuarve për terrorizëm, në Iran


Ministri i Inteligjencës së Iranit, Mahmud Alavi.
Ministri i Inteligjencës së Iranit, Mahmud Alavi.

Irani ka arrestuar më shumë se 30 persona të dyshuar si terroristë.

Ministri i Inteligjencës, Mahmud Alavi ka thënë se "më shumë se 20 terroristë" janë arrestuan në kufi, para se të kalonin në Irak, për t'u bashkuar militantëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Ai tha se edhe 10 të dyshuar të tjerë, janë arrestuar në disa provinca, që supozohet se po planifikonin sulme terroriste.

Alavi ka shtuar se fushata ajrore e Rusisë, në Siri, ka rritur presionin mbi Iranin për të ruajtur sigurinë e saj.

"Presioni aktualë i terroristëve, që është shkaktuar nga fushata ushtarake e Rusisë, ka bërë që armiqtë të rrisin përpjekjet e tyre për të sfiduar sigurinë e Republikës Islamike."

Irani mbështet qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Asad, me ndihmën financiare dhe ushtarake.

Teherani i referohet të gjitha grupeve që janë kundër regjimit të Asadit, si terroristë.

XS
SM
MD
LG