Ndërlidhjet

Rreth 100 të vrarë në Siri


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Së paku 100 ushtarë dhe luftëtarë janë vrarë në veri të Sirisë, gjatë 24 orëve të fundit, nga luftimet e ashpra që u zhvilluan, kur forcat pro-qeveritare arritën në një bazën ajrore, e cila për një kohë ishte nën kontrollin e të ashtuquajturit Shteti Islamik, ka thënë një grup monitorues, raporton Reuters.

Shumica e të vrarëve ishin militantë të Shtetit Islamik, pasuar nga forcat qeveritare dhe aleatët e saj, ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër.

Kjo konsiderohet të jetë një fitore e madhe për regjimin e presidentit Bashar al Assad, që kur Rusia filloi fushatën ajrore, më 30 shtator.

XS
SM
MD
LG