Ndërlidhjet

Aktivisti për të drejtat e njeriut lirohet në Baku


Arif Junus dhe Leyla Yunus.
Arif Junus dhe Leyla Yunus.

Një gjykatë në Azerbajxhan ka liruar nga burgu mbrojtësin e të drejtave të njeriut, Arif Junus, për shkak të shëndetit të tij të përkeqësuar.

Shërbimi për Azerbajxhanin i Radios Evropa e Lirë raporton se Gjykata e Apelit në Baku ka pranuar kërkesën e avokatëve të tij, ku kërkohej lirimi i tij nga burgu.

Megjithatë, Yunus është i detyruar të nënshkruajë një marrëveshje, e cila i ndalon atij të largohet nga Baku.

Në gusht, Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar Arif Yunusin me 7 vjet burg, dhe gruan e tij Leyla Yunus me 8 vjet e gjysmë burg, nën akuzat për krimeve ekonomike.

Dënimet janë cilësuar si “parodi e drejtësisë” nga ana e dy të pandehurve dhe nga grupet për të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG