Ndërlidhjet

Policia në Evropë arreston 17 të dyshuar për ekstremizëm


Mullah Krekar
Mullah Krekar

Policia ka arrestuar 17 persona gjatë disa bastisjeve që janë bërë në disa vende evropiane, lidhur me një rrjet të dyshuar për aktivitete ekstremiste, raporton BBC.

Në mesin e të arrestuarve janë gjashtë të dyshuar në Itali, katër në Britani, dhe tre në Norvegji. Policia thotë se disa nga të mund të kenë udhëtuar në Siri apo Irak.

Agjencia e lajmeve italiane ANSA tha se të dyshuarit janë akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar.

Rrjeti dyshohet se ishte duke bërë plane për të liruar themeluesin e grupit radikal islamik, Mullah Krekar, i cili tashmë është në paraburgim në Norvegji.

BBC citon ANSA-n të ketë raportuar se 16 nga të arrestuarit janë "kurdë dhe një është nga Kosova".

Mediat vendore në Kosovë, duke u thirrur gjithashtu në agjencinë ANSA, thonë se i arrestuari nga Kosova është Eldin Hoxha, por këto njoftime nuk janë konfirmuar zyrtarisht në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG