Ndërlidhjet

Renzi: Të përshpejtohet integrimi i Ballkanit në BE


Matteo Renzi

Matteo Renzi

Bashkimi Evropian duhet ta bëjë prioritet pranimin e shteteve të Ballkanit si anëtare, derisa ato janë në frontin e parë të krizës së refugjatëve në Evropë, ka thënë kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

Këtë thirrje zoti Renzi e ka bërë pasi zyrtarët e BE-së, në fund të muajit të kaluar, thanë se BE-ja është e shqetësuar se kontrabanduesit e njerëzve mund ta hapin një rrugë të re për në Itali nga Shqipëria, nëse kufijt tokësorë të vendeve të Ballkanit mbyllen, raporton Reuters.

“Bashkimi Evropian ishte zgjeruar në lindje. Por, do të jetë tragjike dhe gabim hsitorik, që vendet e Ballkanit të mbeten jashtë”, i tha zoti Renzi gazetës gjermane, Die Welt, gjatë një interviste të publikuar mbrëmë.

“Pranimi i Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në BE, duhet të ketë prioritet”, tha Renzi.

XS
SM
MD
LG