Ndërlidhjet

IS merr përgjegjësinë për sulmet në Paris


Paris
Paris

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Paris, në të cilat janë vrarë 127 veta.

Shteti Islamik ka thënë përmes një deklarate të postuar online se “tetë vëllezër me rripa shpërthyes dhe pushkë sulmuese” kanë kryer sulmet.

Grupi xhihadist ka thënë se sulmet e së premtes janë përgjigje për fyerjet ndaj profetit të Islamit dhe për sulmet ajrore në “territorin e Shtetit Islamik”.

Deklarata është bërë pak minuta pasi presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë në një adresim televiziv se sulmet janë kryer nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG