Ndërlidhjet

Papa: Sulmet në Paris, akte çnjerëzore


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku ka dënuar sulmet terroriste në Paris, duke i cilësuar ato si akte të pajustifikueshme çnjerëzore.

“Nuk ka justifikim për këto gjëra. Kjo nuk është njerëzore” , ka thënë Papa, raporton Reuters.

Kreu i Kishës Katolike ka thënë se lutet për viktimat, familjet e tyre dhe gjithë popullin francez.

Sulmet e së premtes mbrëma në Paris kanë lënë 127 persona të vdekur.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë.

XS
SM
MD
LG