Ndërlidhjet

Clinton: Nuk jemi në luftë me Islamin


Hillary Clinton
Hillary Clinton

Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka bërë thirrje për unitet global, për të shtypur grupin militant të Shtetit Islamik (IS).

Tre kandidatët e Partisë Demokratike kanë nisur debatin e tyre mbrëmë në Ajoa me një minutë heshtje për viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

“Ne nuk jemi në luftë me Islamin. Jemi në luftë me ekstremizmin e dhunshëm”, ka thënë Clinton.

Clinton, senatori Bernie Sanders dhe ish-guvernatori i Merilendit, Martin O’Malley – që të tre kanë bërë thirrje për përgjigje më të fuqishme kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Sanders dhe O’Malley kanë kritikuar Clintonin për mbështetjen e saj fillestare për pushtimin e Irakut nga SHBA-ja.

Clinton është favorite për nominimin nga Demokratët.

XS
SM
MD
LG