Ndërlidhjet

Paris: Bastisje në një banesë lidhur me sulmet terroriste


Pamje gjatë operacionit të sotëm të policisë në një lagje të Parisit
Pamje gjatë operacionit të sotëm të policisë në një lagje të Parisit

Policia antiterror në Francë po zhvillon operacion të bastisjes në një banesë në një lagje veriore të Parisit, në operacionin që është i ndërlidhur me sulmet terroriste të javës së kaluar.

Në lagjen Sent Denis sot herët në mëngjes janë dëgjuar të shtëna armësh.

Burime policore thanë se ideologu i dyshuar i sulmeve të javës së kaluar, Abdelhamid Abaaoud, është në fokus të bastisjes.

Raportohet se dy të dyshuar janë vrarë, përfshirë një femër e cila e ka aktivizuar jelekun e saj vetëvrasës. Disa policë janë plagosur.

Militantët e Shtetit Islamik kanë thënë se e kanë ndërmarrë sulmin e 13 nëntorit në Paris, me ç’rast janë vrarë 129 vetë dhe plagosur më se 350 të tjerë.

Autoritetet thanë se së paku tetë persona ishin direkt të involvuar në sulmet e 13 nëntorit, përfshirë 6 vetë që i aktivizuan jelekët vetëvrasës në trupin e tyre dhe njëri që u vra nga të shtënat me policinë.

Zyrtarët thanë se në një video monitoruese shihet edhe sulmuesi i nëntë i mundshëm.

XS
SM
MD
LG