Ndërlidhjet

Përfundon pengmarrja në Mali


Bamako, Mali

Bamako, Mali

Zyrtarët e Qeverisë në Mali kanë thënë se forcat speciale i kanë dhënë fund rrethimit të një hoteli luksoz në kryeqytetin Bamako, ku janë mbajtur peng më shumë se 100 persona.

Ministri i Sigurisë, Salif Traore, ka thënë se trupat e Malit, të mbështetura nga forcat speciale amerikane dhe franceze, kanë hyrë në hotelin Radisson Blu dhe “kanë zhdukur” ekstremistët islamikë nga zona.

Ka raporte për disa trupa në hotel, por është e paqartë se sa kanë vdekur në incident.

Së paku shtatë amerikanë kanë qenë në mesin e pengjeve.

Franca ka nisur një operacion ushtarak kundër ekstremistëve islamikë në veri të Malit në janar të vitit 2013.

Forca e Kombeve të Bashkuara në Mali ka marrë përgjegjësitë për sigurinë në këtë vend nga trupat franceze dhe afrikane në korrik të 2013-ës.

Traore ka thënë se së paku dhjetë persona të armatosur besohet se kanë sulmuar hotelin mëngjesin e sotëm, duke thirrur “Allahu Akbar” ose "Zoti është i madh".

Ambasada amerikane në Bamako u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë dhe personelit të saj që të “gjejnë strehim”.

XS
SM
MD
LG