Ndërlidhjet

Francë: Numri i të vrarëve nga sulmi terrorist arriti në 130 vetë


Mjekoligjorët dhe policët duke punuar në ndërtesën në lagjen Saint Denis lidhur me sulmet terroriste në Paris
Mjekoligjorët dhe policët duke punuar në ndërtesën në lagjen Saint Denis lidhur me sulmet terroriste në Paris

Derisa policitë në Francë dhe Belgjikë po e vazhdojnë kërkimin për bashkëkryesit dhe lidhjet e sulmit të fundit terrorist në Paris, kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka njoftuar se një person, që ishte plagosur tejet seriozisht nga sulmi, ka vdekur, kështu që numri i të vrarëve tash është 130 vetë.

Njëherësh, autoritetet e Francës kanë thënë mbrëmë se e kanë identifikuar edhe trupin e tretë të pajetë nga një banesë në lagjen veriore të Parisit, që ishte bastisur nga policia më herët këtë javë, gjatë të shtënave intensive dhe eksplodimeve të fuqishme.

Megjithatë, zyrtarët nuk e kanë publikuar emrin e këtij personi.

Prej sulmit të javës së kaluar, policia ka zhvilluar kërkime në 739 kapacitete, i ka mbajtur 90 njerëz për marrje në pyetje, 164 janë vënë nën arrest shtëpiak dhe i ka gjetur 174 armë, ka njoftuar Ministria e brendshme e Francës.

XS
SM
MD
LG