Ndërlidhjet

Krimeja vazhdon të jetë në terr


Pamje nga Krimea, pa energji elektrike.
Pamje nga Krimea, pa energji elektrike.

Krimeja vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme, pasi një pjesë e madhe e popullsisë ka mbetur pa rrymë, kur katër shtyllat e energjisë elektrike janë hedhur në erë.

Më herët, autoritetet ruse kishin thënë se në Krime është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të një sulmi në një shtyllë të tensionit të lartë në Ukrainë, që ka shkatërruar furnizimin me rrymë elektrike për afro 2 milionë banorë në këtë gadishull.

Agjencia TASS e ka cituar një udhëheqës të kompanisë së energjisë që ka thënë se Krimeja është krejtësisht “në terr”.

Furnizimi me rrymë për në Krime bëhet nëpërmjet katër linjave kryesore elektrike nga rajoni Kherson në Ukrainë.

Para tre ditësh, policia e Ukrainës tha se dy shtylla transmetuese ishin dëmtuar në rajonin Kherson, duke shkaktuar shkëputje nga rrjeti i dy linjave të energjisë elektrike për në Krime.

Krimeja e Ukrainës është aneksuar nga Rusia në mars të vitit të kaluar, ndërsa shtetet perëndimore kanë ndërmarrë sanksione ekonomike kundër Rusisë.

XS
SM
MD
LG