Ndërlidhjet

Kosovë: Opozita i dorëzon peticionin presidentes Jahjaga


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Përfaqësuesit e tri partive opozitare, Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Valdete Bajrami, nga Nisma për Kosovën, i kanë dorëzuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, peticionin me të cilin kundërshtohen marrëveshjet në dialogun me Serbinë dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, janë mbledhur mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin.

Pas dorëzimit të peticionit, opozitarët thanë se presin nga presidentja që të respektoj këtë peticion dhe të reflektoj ndaj kërkesave të tyre për anulimin e marrëveshjeve.

XS
SM
MD
LG