Ndërlidhjet

Francë: Sulme kundër IS-it nga aeroplanbartësi


Aeroplani luftarak francez Rafale niset nga aeroplanbartësi Charles de Gaulle
Aeroplani luftarak francez Rafale niset nga aeroplanbartësi Charles de Gaulle

Franca i ka lansuar sot sulmet e para luftarake kundër grupit militant, Shteti Islamik, nga aeroplanbartësi, Charles de Gaulle, i cili është vendosur në Detin Mesdhe, pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste në Paris, më 13 nëntor, me ç’rast u vranë 130 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Ushtria franceze tha se nga ky aeroplanbartës janë sulmuar caqet e militantëve të Shtetiti Islamik në qytetet irakiane, Ramadi dhe Mosul. Ky aeroplan bartës me repart atomik, i vendosur në pjesën lindore të Mesdheut, i ka 26 aeroplanë dhe kjo gjë mundëson që Franca t’i trefishoj kapacitetet për ndërmarrjen e sulmeve.

Aeroplanbartësi shoqërohet nga dy fregata franceze, një anije furnizuese dhe nëndetëse, e po ashtu shoqërohet edhe nga një fregatë e Belgjikës dhe një destrojer britanik.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka shprehur përkushtim për vazhdimin e sulmeve kundër grupit militant, Shteti Islamik, në Siri dhe Irak, duke thënë se “ne do t’i intensifikojmë sulmet tona, duke zgjedhur caqe që do ta dëmtojnë sa më shumë këtë armatë të terroristëve”.

XS
SM
MD
LG