Ndërlidhjet

Njoftime për mjete shpërthyese në Prishtinë


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Policia e Kosovës ia ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se ka marrë një informatë e cila i ka paralajmëruar se në tre lokacione në Prishtinë janë vendosur eksplozivë, më saktësisht në Dardani, Veternik dhe te lagjia e Spitalit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se policia me të marrë informatën i ka dërguar ekipet relevante të policisë dhe deri në këto momente, policia nuk ka arritur të zbulojë asgjë.

Hoxhaj ka thënë se policia sot ka pranuar gjithashtu një informatë se një mjet i dyshimtë është gjetur edhe tek ambasada e Shqipërisë në Prishtinë dhe se ekipet e policisë janë duke bërë verifikimet e duhura.

Hoxha ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nëse pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, nuk zbulohet asgjë, ndaj personit që ka lajmëruar në polici, kjo e fundit do të veprojë konform ligjeve.

XS
SM
MD
LG